Kandidati për deputet i LDK-së, Besim Mulaj, ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti për tentim blerje votash para zgjedhjeve, raporton GazetaBlic.
Ai ka theksuar se ndihmat për fëmijët dhe pensionistët duhej të ishin planifikuar më herët, në kuadër të buxhetit të vitit 2024.
Mulaj ka apeluar për përdorimin e burimeve publike për zhvillim afatgjatë, duke shtuar se humanizmi nuk matet me fletëvotime.
E plotë:
Kur Kurti nuk zgjedh mjet për të mbetur në pushtet
Kryeminister, në cilat vende ke parë një yrrnek të ngjashëm për të ndarë vitra për fëmijët dhe pensionistët pikërisht në kohë zgjedhjesh? E nëse e kishe kaq të rëndësishme, pse nuk e planifikove në ligjin për buxhetin e vitit 2024? Apo mos ndoshta humanizmi yt ka një kalendar të fshehtë që përkon me kutitë e votimit?
Kryeministër, korrupsioni elektoral brina nuk ka, por ka prokurori.
Kryeministēr, ndarja e vitrave mund të duket si gjest humanitar, por humanizmi i vërtetë nuk matet me fletëvotime.
Në vend që të përdorësh buxhetin për të garantuar zhvillim afatgjatë, përpiqesh të blini ndonjë simpatizant të momentit. Por mos harro, kryeministër, kujtesa e qytetarëve është më e fortë se një qese me produkte, dhe historia i dënon ata që luajnë me hallet e popullit për pushtet.