Lajme

Mulaj-Kurtit: Ku janë premtimet për Policinë e Kosovës?

01/09/2025 19:12
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së nga Istogu, dr. Besim Mulaj, i cili në këto zgjedhje kandidon me numrin 79, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook i ka drejtuar një pyetje kryeministrit.

‘Ku janë premtimet për Policinë e Kosovës?’ pyet Mulaj-Kurtin.

Ai ka thënë se katër vite janë një periudhë e gjatë për të treguar vepra, sidomos kur bëhet fjalë për ata që qëndrojnë çdo ditë në vijën e parë të mbrojtjes së rendit dhe sigurisë.

Mulaj thotë se premtimet për rritje rrogash dhe sigurime shëndetësore ishin frymëzim për shumë prej tyre por sot ato premtime duken si fjalë të largëta.

“Kryeministër, a ndiheni mirë kur u shtrëngoni duart policëve që dikur i godisnit me gurë? Ata që atëherë dhe tani qëndrojnë në shërbim të këtij vendi, pavarësisht kush është në pushtet. A e ndjeni përgjegjësinë që, në vend të mbështetjes së premtuar, kanë marrë vetëm zhgënjim?” shkruan Mulaj raporton “Gazeta Blic”.

Mulaj thotë se Policia është një shtyllë e rëndësishme e shtetit dhe se ata meritojnë më shumë se vetëm premtime boshe.

Reagimi i plotë:

Kryeministër, ku janë premtimet për Policinë e Kosovës?

Katër vite janë një periudhë e gjatë për të treguar vepra, sidomos kur bëhet fjalë për ata që qëndrojnë çdo ditë në vijën e parë të mbrojtjes së rendit dhe sigurisë – policët e Kosovës. Premtimet për rritje rrogash dhe sigurime shëndetësore ishin frymëzim për shumë prej tyre, por sot, ato premtime duken si fjalë të largëta që kurrë nuk morën jetë.

Kryeministër, a ndiheni mirë kur u shtrëngoni duart policëve që dikur i godisnit me gurë? Ata që atëherë dhe tani qëndrojnë në shërbim të këtij vendi, pavarësisht kush është në pushtet. A e ndjeni përgjegjësinë që, në vend të mbështetjes së premtuar, kanë marrë vetëm zhgënjim?

Policia është një shtyllë e rëndësishme e shtetit, dhe ata meritojnë më shumë se vetëm premtime boshe. Meritojnë një jetë dinjitoze për familjet e tyre dhe kushte pune që reflektojnë sakrificat që bëjnë për këtë vend. Marrja nuk e ka vra askënd deri më sot, Kryeministër.

Koha juaj ka mbaruar. Tani është koha e LDK-së dhe vizionit të Dr. Lumir Abdixhikut, një lider që flet me vepra, jo me premtime boshe. Fitorja e 9 shkurtit do të dëshmojë se ndryshimi i vërtetë është i mundur.

#BëhuNdryshimi #besimmulaj #ldk124 #NR79