Lajme

Mulaj kujton heronjtë Kosovë dhe Albert Zeqiraj: Nuk do të ndalemi duke kërkuar drejtësi për ta

12/10/2024 14:24
nga:G B

Kandidati për deputet nga LDK, Besim Mulaj, ka përkujtuar dy heronjtë, Kosovë dhe Albert Zeqiraj, të cilët u vranë në ditën historike të hapjes së seancës së parë të Parlamentit të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se drejtësia për ta nuk është zbardhur ende, pavarësisht që kanë kaluar vite, duke shtuar se nuk do të hesht asnjëherë për të kërkuar drejtësi për ta.

Mulaj ka thënë se duhet ndjekur hapat e heronjve me guxim dhe përkushtim.

Postimi i tij i plotë:

Sot, përkujtojmë me nderim dhe respekt dy heronjtë tanë, Kosovën dhe Albert Zeqiraj, të cilët u vranë në ditën historike të hapjes së seancës së parë të Parlamentit të Kosovës. Sakrifica e tyre në emër të lirisë dhe demokracisë përbën një kujtesë të fortë se çfarë do të thotë të luftosh për një të ardhme më të mirë.

Pavarësisht se vitet po kalojnë, drejtësia për ta ende nuk është zbardhur, dhe ne nuk do të heshtim asnjëherë në kërkim të drejtësisë për ta, sepse ata heshtjen nuk e duronin, ishin të zëshëm e të vendosur që të ketë shtet të barabartë për të gjithë.

Le të jemi të gjithë së bashku në përkushtimin tonë për të vazhduar rrugën e tyre, duke e bërë realitet vizionin e një Kosove të lirë dhe të barabartë. Herojtë tanë do të jetojnë përjetësisht në zemrat tona, dhe ne do t’i ndjekim hapat e tyre me guxim dhe përkushtim.

Lavdi!