Lajme

Mulaj: Istogu na priti si kurrë më parë, shembull i qeverisjes nga LDK-ja

12/25/2025 21:15
nga:Sh R

Kandidati i LDK-së për deputet, Besim Mulaj, ka marrë pjesë në një tubim në Istog.

Ai ka thënë se ky qytet i priti si kurrë më parë dhe se është shembull i mirëqeverisjes nga LDK-ja.

Postimi i tij:

Sot Istogu na priti si kurrë më parë – me duartrokitje, energji dhe besim të madh për ndryshim. Istogu është shembull i mirëqeverisjes nga LDK-ja dhe këtë frymë do ta çojmë edhe në qeverinë qendrore. Me 28 Dhjetor, Dr. Lumir Abdixhiku kryeministër.

Me përgjegjësi të plotë u premtova qytetarëve të Istogut se, si deputet, do të jem zëri i tyre dhe do t’i mbroj pa kompromis interesat e tyre.