Lajme

Mulaj i reagon ministrit Peci: Bujqësia nuk lulëzon me miliona në letra, por me hektarë të mbjellë dhe vende pune

12/18/2024 18:13
nga:G B

Kandidati për deputet i LDK-së, Besim Mulaj, ka reaguar ndaj ministrit të bujqësisë, Faton Peci, derisa ky i fundit ka thënë se 14 milionë euro i janë shtuar bujqësisë, raporton Gazeta Blic.

Mulaj përmes një postimi në Facebook, i ka thënë ministrit se bujqësia nuk lulëzon me miliona në letra, por me hektarë të mbjellë dhe vende pune të krijuara!

“Shifrat e buxhetit janë lehtë të matshme, por suksesi i vërtetë matet me punën e kryer në terren, me tokën e mbjellë, me fermat që zhvillohen dhe me produktet vendore që arrijnë në tryezat tona. Në fund të fundit, bujqësia nuk jeton nga shifrat në letra, por nga rezultatet konkrete në fusha dhe tregje”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Bujqësia nuk lulëzon me miliona në letra, por me hektarë të mbjellë dhe vende pune të krijuara!

I nderuar Ministër, më shumë sesa sa milionë euro e ke marrë dhe sa milionë po e lë, rëndësi ka të shohim:

Sa vende të reja pune janë krijuar në sektorin e bujqësisë?

Sa hektarë më shumë janë mbjellë?

Sa është shtuar prodhimi bujqësor i vendit?

Sa më shumë produkte vendore janë eksportuar?

Sa më pak kemi importuar ushqime bazë?

Shifrat e buxhetit janë lehtë të matshme, por suksesi i vërtetë matet me punën e kryer në terren, me tokën e mbjellë, me fermat që zhvillohen dhe me produktet vendore që arrijnë në tryezat tona. Në fund të fundit, bujqësia nuk jeton nga shifrat në letra, por nga rezultatet konkrete në fusha dhe tregje.

pa Besim s’ka ndryshim!

Besim Mulaj 79