Lajme

Mulaj i LDK-së: Në tri vitet e para të qeverisjes Kurti, asnjë projekt nuk është vazhduar e as filluar – ‘Qeveri komplet e dështuar’

01/23/2025 18:06
nga:N K

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me numër 79, Besim Mulaj, ka komentuar programin e kësaj partie që ka për ekonominë e vendit.

Mulaj në një intervistë dhënë për GazetaBlic, thotë se si parti kanë projekte ekzistuse të cilat, sipas tij ka vite që kanë mbetur të parealizuara.

Ai po ashtu kritikon Qeverinë aktuale, duke thënë se për tri vite asnjë projekt nuk e ka filluar e as përfunduar.

Mulaj e quan këtë qeveri ‘të dështuar’.

“Ne kemi menuar që projektet ekzistues të cilat janë mbetur qe sa vite të parealizuara, sidomos infrastruktura rrugore e cila është bërë jashtëzakonisht e mërzitshme për qytetarët, kudo që shkon kanë mbetur në gjysmë rrugët, kanë mbetur papërfunduar. Tri vitet e para të Qeverisjes Kurti, asnjë projekt nuk është vazhduar, e as nuk është filluar projekt i ri, kanë mbetur të gjitha me një pjesë të parealizueshme. Me 12 miliardë buxhet që ka patur kryeminsistri Kurti, kur te analizojmë punët që janë realizuar del që është Qeveri komplet e dështuar, ne do ti përfundojmë këto rrugë, autostradat, Pejë-Prishtinë, për Gjilan, për Mitrovicë”, tha ai.

78-shi i LDK-së, përmend edhe një projekt tjetër për ekonominë e vendit, atë të gazifikimit për energji elektrike.

Tutje, Mulaj përmend edhe një ndër sfidat që përballet qyteti nga ai vjen, Istogu, duke theksuar se në këtë  pjesë të Kosovës, nuk është investuar aspak për rrjetin energjetik.

Gjithashtu, Mulaj premton se me ardhjen e Qeverisë Abdixhiku, kjo çështje do të rregullohet.

“Ne kemi edhe projekte të tjera, si gazifikimit të Kosovës për energji elektrike, duhet që të jetë vetëm me gazin amerikan që të vie në tregun e Kosovës dhe të rregullohet kjo gjendje jashtëzakonisht e dobët dhe e keqe nga ana e KEDS-it, e cila nuk po mundet kurrsesi ta menaxhojë. E dini, sidomos edhe Istogu po flas që nihet si një nga vendet që era fryn më së shumti, nuk është investuar fare në rrjetin energjetik, dhe shumica e fshatrave me orë të tëra mbesin pa rrymë. Pra, në anën tjetër, me marrjen e pushtetit, me ardhjen në qeveri të kryeministrit Abdixhiku, atëherë më shpejt të vije kjo çështje, të rregullohet sepse është pengesë edhe për qytetarët, por edhe për  zhvillimin e bizneseve të reja”, përfundoi Mulaj për GazetaBlic.