Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Dr. Sci, Besim Mulaj, thotë se diaspora jonë sot nuk është vetëm larg atdheut, ajo është shtylla jonë, raporton GazetaBlic.
Mulaj thekson se 28 dhejtori është dita e diasporës, dita kur malli, sakrifica dhe dashuria për Kosovën shëndrrohen në vendim.
Postimi i plotë:
Si djalë mërgimtari, zemra më mbushet sa herë i shoh rrugët e Kosovës të gjalla nga diaspora jonë. Është ai mall që nuk shuhet kurrë, ai emocion që më kthen pas në kohë, kur fëmijë e prisnim babën me padurim në gusht apo për Vitin e Ri. Ato përqafime, ato lot gëzimi, ishin dhe mbeten kujtimet më të forta të jetës sime.
Diaspora jonë sot nuk është vetëm larg atdheut, ajo është shtylla jonë. Është krenaria jonë, zëri ynë në botë dhe forca që e ka mbajtur Kosovën gjallë në ditët më të vështira. Mirë se vini gjithmonë në Kosovë, sepse kjo tokë është e juaja, këtu janë rrënjët tuaja, këtu rreh zemra juaj.
28 dhjetori është dita juaj. Është dita kur malli, sakrifica dhe dashuria për Kosovën shndërrohen në vendim. Me votën tuaj, ju mund t’i jepni Kosovës shpresë, dinjitet dhe një të ardhme më evropiane.
Ju meritoni respekt të pafund, sepse pa ju Kosova do të ishte shumë më e varfër – jo vetëm ekonomikisht, por edhe shpirtërisht. Prandaj ju ftoj nga zemra që më 28 dhjetor ta bëjmë ndryshimin bashkë. Ta sjellim LDK-në në qeverisje, që ju të vini me më shumë gëzim në Kosovë, të investoni me besim dhe të ndiheni krenarë sa herë ta përmendni emrin e saj.
#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123


