Lajme

Mulaj fton qytetarët të marrin pjesë në hapjen e fushatës zgjedhore – Do të shpalosim vizionin tonë për një Kosovë më të fortë dhe më të drejtë

01/10/2025 10:49
nga:Sh R

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se të shtunën do të bëjë hapjen e fushatës zgjedhore në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë.

Kandidati për deputet nga kjo parti, Besim Mulaj më numër 79, fton qytetarët që të marrinë pjesë në hapjen zyrtare të fushatës.

Mulaj tutje thotë se do të shpalosin vizionin për një Kosovë më të fortë dhe më të drejtë.

Gjithashtu ai thotë se për qytetarët nga Istogu nisja do të bëhet në ora 14:00 nga Shtëpia e Kulturës ‘Adem Jashari’.

Postimi i plotë:

FTESË

Të dashur qytetarë,

Më 11 janar (e shtunë), në ora 17:00, në Sallën e Sportit – Pallati i Rinisë, Prishtinë, ju ftojmë të merrni pjesë në hapjen zyrtare të fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e përgjithshme 2025.

Në këtë ngjarje të veçantë, do të shpalosim vizionin tonë për një Kosovë më të fortë dhe më të drejtë, përmes programit tonë politik që synon zhvillimin, mirëqenien dhe drejtësinë për të gjithë. Gjithashtu, do të prezantohet edhe lista fituese me 110 kandidatë të LDK-së, të cilët janë gati të punojnë për ndryshimin që ju meritoni.

Për qytetarët nga Istogu, nisja do të bëhet në ora 14:00 nga Shtëpia e Kulturës “Adem Jashari”.

Ky është momenti ynë për të bërë ndryshimin e shumëpritur. Duke qenë bashkë, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo qytetar të Kosovës.

Na nderoni me pjesëmarrjen tuaj dhe bëhuni pjesë e këtij udhëtimi drejt ndryshimit!

#BëhuNdryshimi #ldk124 #NR79 i!

Me respekt,

Dr. Sci. Besim Mulaj

Kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës