Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së nga Istogu, Besim Mulaj, së bashku me bashkëpartiakë ka vazhduar takimet me qytetarë në Shushicën e epërme.
Mulaj tha se fryma e ndryshimit po ndjehet gjithandej.
“Fryma e ndryshimit po ndjehet gjithandej, fytyra të buzëqeshura, mikëpritje e ngrohtë,dhe diskutime frytdhënëse ishin elementi kryesor i takimeve tona. Ne biseduam për nevojat dhe shqetësimet e banorëve këtu, si dhe për planet tona për zhvillimin e qytetit tonë” shkruan Mulaj raporton “Gazeta Blic”.
‘Kosova ka nevojë për ndryshim, prandaj bëhu ndryshimi.’ mbyll postimin kandidati Mulaj.
Postimi i plotë:
Takimet tona të përditshme vazhduan sot në Shushicën e epërme,
Sot së bashku me kryetarin Ilir F. Ferati, dhe kandidatët për deputetë takuam strukturat tona në fshatin Shushicë. Fryma e ndryshimit po ndjehet gjithandej, fytyra të buzëqeshura, mikëpritje e ngrohtë,dhe diskutime frytdhënëse ishin elementi kryesor i takimeve tona. Ne biseduam për nevojat dhe shqetësimet e banorëve këtu, si dhe për planet tona për zhvillimin e qytetit tonë.
Kryetari Ferati theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të sjellë ndryshime pozitive dhe mundësi të reja për të gjithë banorët. Ne si kandidatë për deputetë ndamë vizionet tona, për një të ardhme më të mirë, duke inkurajuar të pranishmit që të angazhohen dhe të ndihmojnë në realizimin e këtyre qëllimeve.
Faleminderim poashtu për kryetarin e nëndegës z. Kushtrim Sakikaj për organizimin e mrekullueshëm.
Kosova ka nevojë për ndryshim, prandaj bëhu ndryshimi.
#BëhuNdryshimi #ldk124 #LDK #NR79 #istogu #Lumir2025