Lajme

Mulaj fillon ditën me afaristin e njohur Yll Blakaj: Shembull i gjallë se si diaspora jonë mund të kontribuojë realisht në zhvillimin ekonomik të Kosovës

12/24/2025 10:35
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Dr. Sci Besim Mulaj, ka filluar ditën me afaristin Yll Blakaj, emer i cili po shkruan biznesin e tij si në Kosovë ashtu edhe në Austri, raporton GazetaBlic.

Mulaj thotë se Blakaj është shembull i gjallë se si diaspora mund të kontribuojë realisht në zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke ndërtuar ura të forta bashkëpunimi mes vendlindjes dhe mërgatës.

Postimi i plotë:

Sot ditën e fillova me afaristin e njohur Yll Blakaj, një emër që po shkruan histori me biznesin e tij, si në Kosovë ashtu edhe në Austri.

Z. Blakaj është shembull i gjallë se si diaspora jonë mund të kontribuojë realisht në zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke ndërtuar ura të forta bashkëpunimi mes vendlindjes dhe mërgatës.

Histori suksesi që frymëzojnë dhe tregojnë se vizioni, puna dhe përkushtimi nuk njohin kufij.