Lajme

Mulaj: Do të angazhohem që të jem zëri i munguar i bizneseve në Kuvendin e Kosovës, duke përfaqësuar interesat e tyre me përgjegjësi dhe përkushtim

12/19/2025 16:15
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Dr. Sci Besim Mulaj, ka vizituar kryetarin e Odës Ekonomike Shqiptare, Hyzer Gashin, raporton GazetaBlic.

Mulaj thekson se përvoja, vizioni dhe qasja e tij ndaj biznesit dëshmojnë se suksesi nuk është rastësi, por rezultat i punës së palodhshme, guximit dhe përkushtimit afatgjatë.

Ndër të tjera, ai tregon se i ka premtuar që do të angazhohet maksimalisht që të jetë zëri i munguar i bizneseve në Kuvendin e Kosovës, duke përfaqësuar interesat e tyre me përgjegjësi dhe përkushtim.

Postimi i plotë:

Pata nderin dhe kënaqësinë të vizitoj z. Hyzer Gashi – prodhues i suksesshëm, pronar i disa kompanive me emër dhe njëherësh Kryetar i Odës Ekonomike Shqiptare.
Të bashkëbisedosh nga afër me një njohës të thellë të ekonomisë dhe ndërmarrësisë është vërtet privilegj. Përvoja, vizioni dhe qasja e tij ndaj biznesit dëshmojnë se suksesi nuk është rastësi, por rezultat i punës së palodhshme, guximit dhe përkushtimit afatgjatë.

Z. Gashi ka shkruar histori në Kosovë me bizneset e tij, duke qenë shembull frymëzimi për gjeneratat e reja dhe dëshmi se zhvillimi ekonomik ndërtohet mbi ide të qarta dhe veprime të guximshme.

Në këtë takim i premtova se do të angazhohem maksimalisht që të jem zëri i munguar i bizneseve në Kuvendin e Kosovës, duke përfaqësuar interesat e tyre me përgjegjësi dhe përkushtim.

#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123