Besim Mulaj, kandidat i LDK-së për deputet, ka nisur ditën sot me një takim në kuadër të Forumit të Gruas, në shtëpinë e Vintor Zeqiraj në Studenicë, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se kanë diskutuar “për sfidat dhe mundësitë e grave kosovare, me bindjen e plotë se LDK ka një program të qartë dhe të fuqishëm për përkrahjen dhe fuqizimin e grave në vendin tonë”.
Postimi i tij i plotë:
Sot e fillova ditën me një takim të mrekullueshëm në kuadër të Forumit të Gruas, në shtëpinë e Vintor Zeqiraj në Studenicë. Diskutuam për sfidat dhe mundësitë e grave kosovare, me bindjen e plotë se LDK ka një program të qartë dhe të fuqishëm për përkrahjen dhe fuqizimin e grave në vendin tonë.
Bashkë, me vizion dhe angazhim, ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo grua kosovare!