Kandidati i LDK-së për deputet, Besim Mulaj, ka shprehur optimizëm për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke thënë se analizat e tyre tregojnë një rezultat shumë të mirë.
Ai ka kritikuar Qeverinë për problemet me energjinë elektrike, duke treguar përvojën personale të familjes së tij, e cila vitin e kaluar ishte e detyruar të kalonte natën në hotel për shkak të shkyçjeve të energjisë.
Mulaj ka shprehur shpresën që diaspora këtë herë do të votojë dhe të mbështesë fuqishëm LDK-në.
“Të gjitha analizat tona na çojnë në një rezultat jashtëzakonisht të mirë për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Natyrisht, këto kalkulimet e Kurtit që datën ta shtyej më 28 dhjetor kanë shkuar ndoshta duke u bazuar në një rezultat të mëhershëm, por unë vetë jam fëmijë i një mërgimtari, e gjithë familja ime jeton në Gjermani, kur të vijnë kësaj here në Kosovë do të ndeshen pak me realitetin. Vitin e kaluar, familjarët e mijë janë detyruar të shkojnë nga shtëpia e tyre, dhe të kalojnë natën në hotel, për shkak të shkyçjes së energjisë elektrike. Këtu fajin e ka Qeveria. Shpresojmë dhe pres shumë që kësaj radhe të na votojnë dhe të na përkrahin fuqishëm”, tha Mulaj për GazetaBlic.


