Lajme

Mulaj: Çdo takim me qytetarë më jep energji dhe forcë për të vazhduar përpara

02/08/2025 14:33
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Besim Mulaj, thotë se çdo takim me qytetar i jep energji dhe forcë për të vazhduar përpara, raporton GazetaBlic.

Mulaj thotë se bashkë do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi për të ndërtuar atë që të gjithë e duam.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Çdo takim me ju më jep energji dhe forcë për të vazhduar përpara! Mbështetja juaj, diskutimet e hapura dhe vizioni i përbashkët për të ardhmen janë dëshmi e besimit të ndërsjellë që kemi ndërtuar së bashku.

Nga çdo tubim, bisedë apo takim, po e forcojmë angazhimin tonë për ndryshime të qëndrueshme. Bashkë do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi për të ndërtuar atë që të gjithë e duam – një të ardhme më të mirë!

Pa besim, s’ka ndryshim!

#Faleminderit #BashkëPërNdryshim #BesimPërTëArdhmen