Lajme

Mulaj: Bizneset nuk u përkrahën nga qeveria, do të jem zëri juaj në Kuvendin e Kosovës

02/06/2025 09:07
nga:G B

Kandidati për deputet nga LDK, Besim Mulaj, ka thënë se bizneset kanë pasur sfida, pasuri e barriera për pesë vite, pasi qeveria nuk ka qenë në anën e tyre, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot Kosova renditet krah Rusisë, Bjellorusisë dhe Kinës për shkak të sanksioneve nga BE.

“Prandaj, 9 shkurti është afër. Është momenti për ndryshim! Kam pasur nderin t’ju takoj shumë prej jush, të dëgjoj shqetësimet tuaja dhe të ndaj ëndrrat e përbashkëta për një Kosovë më të mirë.

Si ekonomist dhe njohës i mirë i situatës së biznesit, do të jem zëri juaj kurdoherë në Kuvendin e Kosovës. Do të jem aty për ju, për sakrificën dhe mundin tuaj, për ta kthyer biznesin në shtyllën kryesore të zhvillimit të vendit”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Të dashura biznese,

Pesë vite nuk janë pak. Pesë vite sfida, pasiguri dhe barriera të panevojshme. Jo pse ju nuk keni punuar me përkushtim, jo pse nuk keni luftuar për të mbajtur bizneset gjallë, por sepse qeveria e majtë nuk ka qenë në anën tuaj.

Mbi 15 miliardë euro kanë kaluar në duart e kësaj qeverie, por ku kanë përfunduar? A i keni ndjerë ju? A ju kanë ndihmuar të rriteni, të krijoni vende të reja pune, të investoni në të ardhmen? Jo! Sepse biznesi nuk ka qenë prioritet. Ju, që me mund e sakrificë mbani gjallë ekonominë, jeni lënë në harresë.

Sot, Kosova renditet krah Rusisë, Bjellorusisë dhe Kinës për shkak të sanksioneve nga BE. Kjo nuk është rruga jonë! Kosovës i duhet një imazh i mirë ndërkombëtar, qasje në financa globale dhe një qeveri që e kupton dhe e respekton biznesin.

Prandaj, 9 shkurti është afër. Është momenti për ndryshim! Kam pasur nderin t’ju takoj shumë prej jush, të dëgjoj shqetësimet tuaja dhe të ndaj ëndrrat e përbashkëta për një Kosovë më të mirë.

Si ekonomist dhe njohës i mirë i situatës së biznesit, do të jem zëri juaj kurdoherë në Kuvendin e Kosovës. Do të jem aty për ju, për sakrificën dhe mundin tuaj, për ta kthyer biznesin në shtyllën kryesore të zhvillimit të vendit.

Voto për një Kosovë që respekton dhe fuqizon bizneset!

Voto Lidhjen Demokratike të Kosovës me numrin 124

Voto Dr. Sci. Besim Mulaj me numrin 79

Koha e pritjes ka mbaruar – Koha është për ndryshim!