Lajme

Mulaj bën homazhe në 33-vjetorin e rënies së tre dëshmorëve në Uçë të Istogut- Ju ishit mburoja e arsimit shqip!

01/31/2025 10:58
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, dr. Besim Mulaj, ka bërë homazhe në 33-vjetorin e rënies së tre dëshmorëve në Uçë të Istogut, në mbrojtje të arsimit shqip.

Mulaj tha se ‘me zemër të rënduar, por me krenari të pashuar, përulet sot para sakrificës së tyre’.

Ai tha se ata ishin mburoja e arsimit shqip në një kohë kur e drejta për dije ishte një luftë për ekzistencë.

“Sot, pas 33 vitesh, kujtimi për ju nuk është zbehur. Unë, një nxënës i asaj kohe, e mbaj mend ende atë ditë tragjike kur ju u bëtë dëshmorë për të ardhmen tonë. Ju nuk u vratë rastësisht. Ju u vranë nga forcat serbe sepse guxuat të mbronit shkollën, guxuat të mbronit të drejtën që fëmijët tuaj të mësonin në gjuhën e tyre. Dhe kjo ishte arma më e madhe që pushtuesi kishte frikë – dija” shkruan Mulaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Ju vranë sepse deshët të mbronit arsimin shqip!

Me zemër të rënduar, por me krenari të pashuar, përulem sot para sakrificës suaj! Ju ishit prindër, shtylla të familjeve tuaja, por mbi të gjitha, ju ishit mburoja e arsimit shqip në një kohë kur e drejta për dije ishte një luftë për ekzistencë.

Sot, pas 33 vitesh, kujtimi për ju nuk është zbehur. Unë, një nxënës i asaj kohe, e mbaj mend ende atë ditë tragjike kur ju u bëtë dëshmorë për të ardhmen tonë. Ju nuk u vratë rastësisht. Ju u vranë nga forcat serbe sepse guxuat të mbronit shkollën, guxuat të mbronit të drejtën që fëmijët tuaj të mësonin në gjuhën e tyre. Dhe kjo ishte arma më e madhe që pushtuesi kishte frikë – dija!

Sot, me përkushtim dhe respekt, kemi përjetësuar emrat tuaj në një lapidar. Sepse ju nuk jeni vetëm kujtim, ju jeni frymëzim! Shembulli juaj duhet të mbetet i gjallë për çdo prind në botë, për çdo njeri që kupton se arsimimi nuk është një privilegj, por një e drejtë që nuk mund të tjetërsohet.

Në këtë përvjetor, përulem me përulësi dhe dhimbje, por edhe me krenari të madhe. Sepse ju, me gjakun tuaj, na treguat se shkolla shqipe nuk mund të shuhet, as të ndalet. Ju na dhatë një mësim që nuk do të harrohet kurrë!

Lavdi sakrificës suaj të shenjtë!

Homazhe në 33-vjetorin e rënies së tre dëshmorëve në Uçë të Istogut, në mbrojtje të arsimit shqip!