Lajme

Mulaj: 9 shkurti është dita e fitores – Bashkë e rikthejmë përgjegjësinë dhe zhvillimin

01/29/2025 21:00
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besim Mulaj, ka mbajtur një tubim me qytetarët e fshatit Cerrca.

Ai theksoi se ky takim ishte një kënaqësi e veçantë, duke ndarë përkushtimin e banorëve të Cerrcës për ndryshimin dhe zhvillimin e vendit.

Mulaj shprehu mirënjohje për kontribuuesit e mëdhenj të zonës, si dhe theksoi rëndësinë e fitores më 9 shkurt.