Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, Faruk Mujka në një intervistë ekskluzive me Kushtrim Sadikun nga Varaga e Zubin Potokut, ka thënë se shpërthimi i së premtes ka ndodhur me një dinamit i cili ishte vendosur në fund të kanalit.
“Shpërthimi ka ndodhur këtu me një dinamit i cili është vendosur në fund të kanalit dhe me fitil i cili është i papërshkrueshëm nga uji. Vetë dinamiti dhe fuqia e ujit ka bërë që dëmi të jetë edhe më i madh se vetëm nga këndvështrimi i dinamitit”, ka thënë Mujka.
Tutje, ai ka theksuar se si pasojë e shpërthimit ka pasur çarje dhe dëmtime të pjesës anësore të kanalit të Ibër-Lepencit.
“Kemi pasë çarje apo thyerjen e kësaj pjesës së murit dhe shumë dëmtime anësore përgjatë këtij kanali me shumë çarje”, ka thënë Mujka.