Lajme

“Mujeci nuk ka faj”/ Arifi: VV e dënoi atë para se ta dënojë gjykata, është gjynah të akuzohet pastaj për tradhti

08/15/2023 21:49
nga:G B

Ish ambasadori Avni Arifi, ka thënë se Mujeci është i vetmi i akuzuar për krim nga VV, e që VV e ka dënuar atë, para se ta dënojë gjykata, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se atij ia kanë bërë me hile dhe se kur ai të tregojë krejt çka di atje, është gjynah të akuzohet për tradhti.

Arifi ka thënë se Mujeci nuk ka faj, por faj për kapjen e tij në Shqipëri e ka pika e VV në Tiranë dhe kryetari i saj që nuk i mori më shumë se 300 vota atje.

Postimi i tij i plotë:

Mujeci është i vetmi i akuzuar për krim nga VV e që VV e ka përjashtuar presumimin e pafajësisë dhe e ka dënuar para se me dënu gjykata. Ministrja njëherë ka thanë një fjalë të menqme (çudi) “secili është i pafajshëm përderisa drejtësia e shpall fajtor”. Ja kanë bo me hile e kur t’kallxon ai atje krejt çka din është gjynah tani me akuzu për tradhëti

E Mujeci nuk ka faj. Fajin për kapjen e Mujecit në Shqipëri e ka pika e VV në Tiranë dhe kryetari i saj që nuk morri ma shumë se 300 vota në zgjedhjet në Shqipëri. Po t’i kish fitu zgjedhjet VV edhe ne Shqipëri deri tash ishin ndërruar krejt drejtorat e policisë, krejt hetuesit dhe tipi do të vazhdonte këtë aktivitet kombëtar pa asnjë problem. Motiv shtesë për veting gjithëkombëtar.