Lajme

Muja: SHBA-ja partnere jetike e Kosovës, Kurti e Osmani ndajnë të njëjtën pikëpamje në këtë aspek

03/20/2024 23:51
nga:G C

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ishte i ftuar në emisionin DPT te Fidani në ATV, ku ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

Muja, ka folur për kërkesën e vazhdueshme të opozitës për të shkuar në zgjedhje.

“Nuk ka javë që opozita nuk ka folur për zgjedhje. VV-ja do të jetë njësoj, si shkuam në zgjedhje si tash apo gjatë zgjedhjeve të rregullta. Edhe pozita e di se si shkohet në zgjedhje, Kuvendi duhet të shpërbëhet”, u shpreh ai.

Muja, ka thënë se “ne nuk e rrëzojmë Kryeministrin tonë”.

Deputeti i VV-së ka folur edhe për raportet Kosovë-SHBA.

“SHBA-ja është një partner jetik i Kosovës. Edhe LVV-ja edhe kryeministri Kurti edhe presidentja Osmani e ndajmë një pikëpamje të njëjtë”, tha Muja.

Muja, ka folur edhe më detajisht për zgjedhjet. Beson se Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme del e para me 51-52%.

”Gjendja në terren është kjo. Me votat e diasporës jemi diku 51 apo 52%, ndërsa brenda vendit jemi diku brenda 47-49%”, u shpreh ai.