Sporti

Muja rikthehet tek goli, shënon në Turqi

09/01/2024 21:42
nga:Lorik J

Skuadra e Samsunsporit ka shënuar gol në ndeshjen ndaj Hataysporit, në javën e katërt në Superligëne Turqisë.

Golin për 1:0 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Arbnor Muja.

Muja shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 37’të pas një driblimi fantastik në zonën e 16-metërshit.

Ky ishte goli i dytë i Mujës me fanellën e Samsunsporit që nga transferimi i tij nga Antwerp në afatin e janarit.