Lajme

Muja për Trustin: Mos të votohet, shkak gabimet drejtshkrimore është problem edhe sqarimi i kërkesës

01/19/2023 12:38
nga:Genita C

Kryesuesi i Komisionit për Buxhet në Kuvendin e Kosovës, Armend Muja, tha se kërkesa e qytetarëve për tërheqje të Trustit nuk e arsyeton këtë ligj dhe siç shtoi ai është e shkruar keq dhe me gabime drejtshkrimore.

Gjatë seancës parlamentare ku po diskutohet tërheqja e mjeteve nga Fondi Pensional i Kosovës, Muja tha se edhe kërkesa e qytetarëve dërguar Kuvendit për tërheqje të mjeteve nga Trusti, është e shkruar keq, me gabime drejtshkrimore dhe pa argumente për tërheqjen e Trustit.

“Nuk ka specifikë apo deklaratë se çka nënkupton ky ligj. Në 2 faqe thuhet që ky projektligj synon të luftoj inflacionin dhe rritjen e çmimeve duke mos e ditë që inflacioni dhe rritja e çmimeve është e njëjta gjë. Për shkak të gabimeve drejtshkrimore është problem edhe sqarimi i kërkesës”, tha Muja.

Sipas Mujës nuk ka justifikime shtesë kurse sa i përket detajeve dhe ndikimit buxhetor tha se e ka konsultua BB-në dhe BQK-në, të cilët sipas Mujës kanë rekomanduar mostërheqjen e këtyre mjeteve.

“Në emër të grupit parlamentar të VV-së rekomandojmë që mos të votohet ky ligj dhe që edhe deputetët tjerë ta bëjnë të njëjtit gjë, mos te miratojnë këtë ligj”, tha ai.

Trusti/ Haxhiu deputetëve të VV-së: Dëshmoni që jeni përfaqësues të qytetarëve, jo të shefes e të shefit