Sporti

Muja me debutim ëndrrash në Ligën e Kampionëve, kërkon golin ndaj Barcelonës

09/19/2023 10:26
nga:Mergim Rreci

Sonte fillon edicioni i ri në Ligën e Kampionëve.

Disa ndeshje interesante janë në program, me kryendeshjet në Itali e Francë, shkruan GazetaBlic Sport.

Milani dhe Newcastle përballen me fillim nga ora 18:45, atje ku pritet të jetë një takim shumë interesant në ‘San Siro’.

Në Francë, PSG e pret skuadrën e Borussia Dortmund, kurse Barcelona do të përballet me Antwerpin e Arbnor Mujës.

Muja pritet të jetë titullar në këtë takim, duke shpresuar për një paraqitje sa më të mirë të tij në këtë takim.

Barcelona: Ter Stegen; Cancelo, Kounde, Christensen, Balde; Gavi, De Jong, Gundogan; Yamal, Lewandowski, Felix

Royal Antwerp: Butez; Bataille, Van den Bosch, Coulibaly, De Laet; Keita, Ekkelenkamp, Vermeeren; Balikwisha, Janssen, Muja

/GazetaBlic Sport/