Lajme

Muja: Karota për Kosovën është shkopi më i madh ndaj Serbisë – koha që BE t’i japë statusin e vendit kandidat Kosovës

10/26/2023 21:30
nga:G B

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka thënë se karota për Kosovën është shkopi më i madh ndaj Serbisë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se pas refuzimit të nënshkrimit të marrëveshjes, shkeljes së saj dhe sponzorizimit të sulmit në Banjskë, është koha e duhur që BE t’i japë statusin e vendit kandidat Kosovës, dhe pesë shtetet mosnjohëse të BE-së ta njohin Kosovën.

Postimi i tij i plotë:

Karota për Kosovën është shkopi më i madh ndaj Serbisë. Pas refuzimit të nënshkrimit të marrëveshjes, shkeljes së saj dhe sponzorizimit të sulmit në Banjskë, është koha e duhur që BE t’i japë statusin e vendit kandidat Kosovës, dhe pesë shtetet mosnjohëse të BE-së ta njohin Kosovën. Duhet të ecim përpara sepse Serbia ka vendosur të ecë prapa.