Lajme

Muja i VV-së: Republika e Kosovës është e gjithë qytetarëve të saj, por jo e bandave të Vuçiqit

05/26/2023 17:39
nga:Astrit Gashi

Deputeti i Lëvizjes së Vetëvendosjes (LVV), Armend Muja, ka reaguar lidhur me zhvillimet në veri të vendit.

Muja ka thënë se Republika e Kosovës është e gjithë qytetarëve të saj, por sipas tij, jo e “bandave” të presidentit Vuçiq.

Muja tutje tha se këto “banda” janë në tkurrje e sipër.

“Republika e Kosovës është e gjithë qytetarëve të saj, pa dallim. Por, jo e bandave të Vučić, që janë në tkurrje e sipër!”, shkruan Muja.