Lajme

Muja i VV-së: Fëmijët të kthehen në shkolla, betejat tona politike t’i vazhdojmë në platforma të tjera

09/15/2022 10:58
nga:N M

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se fëmijët duhet të kthehen në shkolla.

Në fjalën e tij në seancën e parë të sesionit vjeshtor, ai tutje tha se fëmijët janë bërë pre e negociatave.

“Jo 50 jo 80 jo 100. Mendoj që fëmijët duhet të kthehen në shkollë, është e drejt kushtetuese që shkollat të hapen në ndërkohë që betejat tona politike mund t’i vazhdojmë në platforma të tjera”, tha Muja.

Kujtojmë që kjo është java e tretë që shkollat nuk janë hapur duke lënë fëmijët jashtë bankave shkollore për shkak të grevës për të cilën ende nuk ka pajtueshmëri mes sindikatave dhe qeverisë.

Memli Krasniqi propozon masa për ta tejkaluar krizën ekonomike, kërkon edhe tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti