Lajme

Muhaxheri thotë se Kurtin e ndihmuan të fitojë diaspora, Vjosa Osmani dhe opozita

12/30/2025 23:44
nga:G B

Analisti Arton Muhaxheri, në emisionin Click të RTV21, ka analizuar arsyet e rezultatit të lartë të Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit, duke përmendur disa faktorë kryesorë që ndikuan në suksesin e partisë së Albin Kurtit.

“Tri faktorët që VV-ja i mori kaq vota janë: diaspora, Vjosa Osmani dhe opozita. Opozita, edhe duke pasur një fushatë pozitive dhe konstruktive, nuk mundesh me pozitivitet dhe energji pozitive me mujt Albin Kurtin. Ky rezultat do të jetë mësim për paritetin opozitar.

Në këto zgjedhje, sipas shifrave, thuhet se janë ardhur mbi 300 mijë bashkëatdhetarë nga diaspora, dhe jo rastësisht VV e ka kërkuar këtë datë dhe noteri i saj, Vjosa Osmani, e ka miratuar kërkesën e Kurtit. Dhe kemi pasur një opozitë që nuk e ka kundërshtuar këtë vendim; opozita ka ndjekur një rrugë që Albin Kurtit i ka konvenuar mirë”, tha Muhaxheri.