Analisti Arton Muhaxheri ka deklaruar se kauza e protestuesve në Shqipëri nuk është çështje e shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut apo Luginës së Preshevës, raporton GazetaBlic.
Ai thekson se Shqipëria historikisht ka qenë vend mikpritës për shqiptarët jashtë kufijve dhe se qëndrimi ndaj tyre nuk ka ndryshuar pavarësisht qeverive të ndryshme.
Muhaxheri shton se secila pjesë e shqiptarëve duhet të fokusohet në problemet e veta dhe të mos i përfshijë kauzat e vendeve të tjera në agjendat e tyre politike.


