Lajme

Muhaxheri: Qeveria Kurti po ua vështirëson jetën qytetarëve të Kosovës

03/06/2023 19:58
nga:Genita C

Aktivisti i PDK-së Arton Muhaxheri ka hedh akuza ndaj qeverisë Kurti për shtrenjëtimin e tatimit në pronë, duke e cilësuar si vendim që po e vështirëson jetën e qytetarëve.

Për më tepër Muhaxheri theksoi se Qeveria nëse nuk mund t’i kontrollojë çmimet në tregun e lirë për produktet esenciale, ajo mund t’i kontrollojë taksat, tarifat dhe tatimet të cilat i bënë vet.