Lajme

Muhaxheri publikon foto të projektit të sheshit të ri që do të jetë vazhdimësi e sheshit ekzistues

09/01/2024 11:35
nga:N K

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka publikuar pamje të sheshit të ri që do jetë vazhdimësi e sheshit ekzistues.

“Sheshi i ri do të jetë vazhdimësi e sheshit ekzistues nga Hotel Korza deri tek Ura e Zallit, ku do të ketë punime nga kalldrëmi dhe guri natyral, me gjelbrim, ndriçim të ri si dhe do të vazhdohet shëtitorja buzë lumit.”