Lajme

Muhaxheri për VV-në: Veç nëse kanë marrëveshje me Listën Serbe

11/05/2025 23:10
nga:G B

Analisti, Arton Muhaxheri në emisionin “Click” të RTV21 shtroi dilema se Lëvizja Vetëvendosje mund të ketë marrëveshje me Listën Serbe, duke përmendur edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmanin e cila sipas tij ka qenë e bindur nga Vetëvendosje.

Ai shtoi se është parë që nga VV nuk ka marrëveshje me partitë shqiptare.

“Veç hipotetikisht po them se nëse e kanë bind presidenten nëse kanë marrëveshje me Listën Serbe ata nuk e dimë, do të thotë aq ishte presidentja figurë që e bindën, pos nëse kanë diskutua që kanë ndonjë marrëveshje me Listën Serbe sepse te partitë shqiptare u pa që nuk e kanë atë marrëveshje”, theksoi Muhaxheri.