Lajme

Muhaxheri për qeverisjen e Kurtit: Një vjetë qeverisje për faqe të zezë

03/22/2022 16:29
nga:Q R

Zyrtari i PDK-së Arton Muhaxheri në një vjetorin e qeverisjes së Albin Kurtit e konsideron si qeverisje për faqe të zezë, duke ia numëruar edhe disa nga premtimet që Kurti i kishte dhënë para se të bëhet kryeminister.

Ky është postimi i plotë i Muhaxherit:

Një vjetë qeverisje për faqe të zezë Fiks tash një vjetë qeverisje nga Albin Kurti dhe Levizja Vetëvendosje prespektiva e Kosovës në të gjitha fushat kurr nuk ka qenë më e pa qartë. -erdhen në pushtet me premtimin me kthy shpresen, por e mbyten atë me dy durë -erdhen në pushtet me luftu korrupsionin, por u zhyten vetë deri në fytë -erdhen në pushtet për me i luftu punësimet familjare, nuk lanë familjarë pa punsu -erdhen në pushtet me na fut me Evropë, kurrë më larg Evropës nuk kemi qenë -erdhen në pushtet për me ndal ikjen e të rinjëve jashtë vendit, kurrë më shumë të rinjë nuk kanë pas dëshirë me lëshu Kosovën se sa në qeverisjen e Kurtit Ka mendu Albini që udhëheqet Kosova me poezi.