Zgjedhjet Lokale

Muhaxheri: PDK në Pejë do të inicoj heqjen e taksave komunale për bizneset që udhëheqen nga gratë

09/30/2021 16:36
nga:Gazeta Blic

Bartësi i Listës së PDK-së për Asamble Komunale në Pejë, Arton Muhaxheri ka vazhduar fushatën elektorale.

Ai ka theksuar se PDK do të inicoj heqjen e taksës komunale.

Njoftimi i plotë:

Bashkë me kandidatet për asamble Nazlije Gorani – Naska dhe Jehona Mahmuti kemi vizituar sallonin e perdeve “Tina” me pronare Valentina Dreshaj Jusufi.

Pë të gjitha bizneset që udhëheqen nga gratë, përmes asambleistëve të ardhshëm të PDK-së, do të inicojmë heqjen e të gjitha taksave komunale për gratë që janë pronare të bizneseve.

#bashkëpërpejën
#pdk177