Kandidati për Asambleist nga radhët e PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri, ka shprehur bindjen se lista e PDK-së në këtë qytet do të dalës humë mirë.
Muhaxheri tutje u shpreh se PDK-ja ende nuk ka një qëndrim për ta mbështetur asnjë kandidat të partive të tjera.
“PDK në Pejë është në një situatë të pazakontë me rastin që ka ndodh ku na mbetëm pa kandidatin tonë për kryetar dhe si rrjedhojë partia vendosi të mos kandidonte asnjë kandidat tjetër për kryetar në rrespekt për kontributin dhe veprën e tij.Tani jemi duke kandiduar me listë për Asamble, është një listë që përfshin njerëz profesionistë të lamive të ndryshme dhe që kanë kredibilitet në qytetin e Pejës. Me këtë listë do të futemi në garë dhe mendoj se do të dalim shumë mirë në këto zgjedhje, do të arrijmë rezultatin që asnjëherë PDK-ja nuk e ka patur në Pejë sa i përket numrit të ulësve që do t’i marrim në Asamble. PDK-ja si parti nuk ka qëndrim për ta mbështetur asnjë kandidat për kryetar të partive të tjera politike. PDK-ja i ka organet e saj me të cilat do ta merr vendimin e caktuar në kohën e caktuar” tha Muhaxheri raporton Gazeta Blic.