Analisti politik, Arton Muhaxheri, në emisionin “Click” në RTV21, ka komentuar zhvillimet rreth procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Muhaxheri ka deklaruar se LVV s’e ka problem deputetin e Listës Serbe, Igor Simiq.
“Ai tashmë po ka problem me dy emra të nënkryetarëve të propozuar nga partitë shqiptare, s’e ka problem Simiqin. Unë mendoj se janë në sinkron me Listën Serbe”, ka thënë Demaj.
Sipas tij, LVV-ja është në sinkron me Listën Serbe në këtë proces, ndërsa kundërshtimi lidhet me kandidaturat e Shalës dhe Çitakut.
“LVV është në sinkron komplet me Listën Serbe në këtë proces, ai e ka problem me Kujtim Shalën dhe Vlora Çitakun”, është shprehur analisti.


