Lajme

Muhaxheri – Kurtit: Kush po të thotë që je kryeministër, ti e ke humbur atë mundësi

11/03/2025 22:56
nga:G B

Analisti Arton Muhaxheri në emisionin “Click” në RTV21 tha se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është duke iu frikësuar zgjedhjeve të balotazhit.

“Sepse zgjedhjet e balotazhit kanë rëndësi të madhe, për shkak se e determinojnë rezultatin për zgjedhjet nacionale, të cilat pritet të mbahen së shpejti. Por një kryeministër, i cili në fakt nuk është as kryeministër… Kush po të thotë që je kryeministër, kush po të thotë që të vjen radha me u bë kryeministër? Ti e ke humbur atë mundësi. Kush po të thotë që ti ke me shpërnda buxhet? Do të thotë, këto janë gjëra që duhet me i pasë parasysh. Po thotë një person që e ka humbur të drejtën të bëhet kryeministër, edhe nëse i humbin numrat, ai prapë s’ka të drejtë të bëhet kryeministër. Ai këtë mandat e ka përfunduar pa dalë në zgjedhje. Nëse dalim në zgjedhje, e shohim si janë rezultatet. Por në këtë fazë, me kërcënu komunat, është e paparë ndonjëherë,” tha ai, duke shtuar se kryeministrat e mëhershëm nuk kanë bërë kurrë një gjë të tillë, duke i ndëshkuar komunat që nuk i votojnë.