Lajme

Muhaxheri: Cila është logjika që PDK, LDK, AAK të bëhen bashkë për të mundur një kandidat që është i humbur

09/03/2021 16:19
nga:Y I

Kandidati i PDK-së për Kuvendin Komunal të Pejës, Arton Muhaxheri, përmes një shkrimi në Facebook shkruan se opozita aktuale dhe e ardhshme e Pejës kanë nisur të propagandojnë kinse PDK-LDK dhe AAK janë bërë bashkë kundër Gamend Agushollit.

Ai thekson se Agusholli ka qenë vartës i Ali Berishës.

Tutje Muhaxheri pyet se cila është logjika që të bëhen bashkë tri parti me mund një kandidat i cili që në start është i humbur.

“Cila eshte logjika qe te behen bashke tri parti me mund nje kandidat i cili qysh ne start eshte i humbur” shkruan Muhaxheri në Facebook.

Reagimi i plotë:

Opozita aktuale dhe e ardhshme e Pejes ka filluar me propagandu se kinse PDK,LDK dhe AAK qenkan bere bashke kunder Gazmend Agushollit, ndersa vete Agusholli ishte vartes i Ali Berishes.

Cila eshte logjika qe te behen bashke tri parti me mund nje kandidat i cili qysh ne start eshte i humbur.