Kriza e furnizimit me energji elektrike, dhe rritja e tarifave të energjisë elektrike ishin ndër temat që u diskutuan sot në emisionin Kosova Today në Klan Kosova.
Lidhur me këtë analisti Arton Muhaxheri, pati kritika të ashpra ndaj Qeverisë së Albin Kurtit.
Muhaxheri deklaroi se gjatë këtij mandati energjia elektrike u shtrenjtua katër herë.
“Në mungesë të politikave ekonomike, strategjike dhe të qëndrueshme ne po i vuajmë pasojat, shtoja këtu tash edhe energjinë elektrike, mungesën e energjisë elektrike, për më tepër edhe shtrenjtimin e energjisë elektrike që brenda këtu mandati ka ndodhur katër herë dhe kjo është shumë për qytetarët e Kosovës, shumë për bizneset sepse nuk e përballojnë koston. Prandaj, kemi biznese që po duan ta lëshojnë Kosovën për të investuar në Shqipëri dhe kjo po ndodh, po ndodh çdo ditë”, deklaroi ai në Klan Kosova.
Gjatë këtij mandati të Qeverisë Kurti, 500 milionë euro investime kanë shkuar nga Kosova në Shqipëri.


