Lajme

Muharremi tregon planin e Escobarit e Lajçakut: Kurti do të bashkëpunojë ose do të tërhiqet

06/06/2023 15:58
nga:Genita C

Njohësi i çështjeve politik, Shenoll Muharremi ka komentuar rreth takimeve të fundit mes emisarëve të SHBA-së e BE-së me krerët e shtetit, raporton GazetaBlic.

Muharremi përmes një shkrimi në “Facebook” tha se, kryeministri Kurti do të bashkëpunojë me aleatët ose do të tërhiqet, sipas tij, rrugë të tretë nuk ka.

Sipas Muharremit, presioni SHBA-BE kundër Kryeministrit është maksimal dhe Serbia po shfrytëzon rastin me i gërshetu zgjedhjet e reja me themelimin e asociacionit.

Shkrimi i plotë:

Gameplan Escobar-Lajcak

A po kuptoni ju diçka nga këto takime dje dhe sot të emisarëve super të lartë të SHBA dhe BE? Diçka “puna keq” po thojnë… po nuk po kuptohet shumë çka është aq keq! Disa gjana po kuptohen ndoshta/megjithatë:

1. Edhepse të gjithë po thojnë që jo, Albin Kurti ka lëvizë prej pozicionit të ngurt që ka pas. Ai, me apo pa dëshirë po bashkëpunon ngapak. Mos pritni prej tij me ndryshu 180 shkallë kaq shpejt, se nuk funksionon. Ai ka me bashkëpunu ose ka me u dorëheq? Rrugë të tretë nuk ka;

2. Presioni SHBA-BE kundër Kryeministrit është maksimal! E di shumë mirë çka do të thotë kur ata takojnë secilin parti opozitë dhe pakica. Sidomos, kur ata takojnë editorët dhe krerët e mediava, dihet qëllimi: presion dhe shkatërrim total për ty. Po ja lëshojnë saqin Kryeministrit në maksimum. Ai tani e ka gjithë botën jashtë dhe brenda kundēr tij, fatkeqësisht. Temperatura është 99 gradë;

3. Serbia po shfrytëzon rastin me i gërshetu zgjedhjet e reja me themelimin e asociacionit. Spo dëshirojnë vetëm me shku zgjedhje por me shku zgjedhje pasiqë kryhet Asociacioni që me kushte të reja juridike me cementu pozicionin e serbëve lokal në veri. Kjo është e komplikueshme dhe Serbia po krijon avantazh se ne kemi gabu me levizjet në veri e sidomos kur kemi shku me dhunë me i instalu kryetarët;

4. Presioni kohor: E kanë përfshi edhe Presidentën në lojë dhe po e kërcënojnë që me apo pa ty kemi me bë çka dëshirojmë. Opozita nuk po abuzon, spo luajn “flliqt” me përfitu politikisht. Janë shumë të shqetësuar që dëme të pariparueshme për Kosovën munden me ndodhë. Emisarët po bëjnë presion kohor dhe po përdorin të madh dhe të vogël me i bë presion Albin Kurtit;

5. Qasje e Gabuar? Ata që e njofin Albin Kurtin e dijnë që është rigjid, apo jo fleksibil apo kokëfortë. Nuk frigohet dhe ka forcë mentale të fuqishëm me përballu situata të vështira. Mënyra më e mirë me bindë me lëvizë është me argumente. Ai nuk i bindet presionit dhe taktikave psikologjike që kishin me funksionu tek tjerët. Munden edhe me rraf e me fut në burg, nuk ndryshon asgjë. Albinit duhet me ja hakiratë trurin me argumente. Ai bindet nëse përdorni metodën e duhur dhe largoni dhunëm psikologjike dhe presionin. Me këtë qasje dhe taktike, po e largoni më shumë… Apo ndoshta aty është qëllimi? Ndoshta ky është gameplan tani, ndoshta treni ka ikur..