Lajme

Muharremi thotë se Kurti po i hakmerret LDK-së për refuzimin: Me këtë qasje, s’bën asgjë hiç

05/11/2025 22:07
nga:Genita C

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar qasjen dhe strategjinë e LVV, duke theksuar se edhe pse partia ka mjaftueshëm vota, ajo nuk arrin të formojë qeverinë për shkak të mungesës së bashkëpunimit dhe fleksibilitetit, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, Kurti ka bërë një lëvizje hakmarrëse duke transferuar anëtarë nga LDK, por problemi qëndron te qasja polarizuese dhe mosrespektimi i tjerëve.

Muharremi theksoi se një qasje e re dhe bashkëpunuese është çelësi për suksesin.