Lajme

Muharremi: Qeveria në dorëheqje po hesht para rritjes së çmimit të rrymës – kjo është miratim, jo neglizhencë

9 ditë më parë
nga:G C

Ekonomisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Kryeministrit në dorëheqje, Albin Kurti, lidhur me paralajmërimet për rritje të re të tarifave të energjisë nga ZRRE, raporton GazetaBlic.

Ai e ka cilësuar heshtjen e Qeverisë si një formë të miratimit të drejtpërdrejtë të vendimit, duke e akuzuar për mungesë vullneti për të mbrojtur qytetarët nga pasojat ekonomike.

“Nuk e foli as edhe një fjalë të vetme. Kjo nuk është më neglizhencë por miratim me vetëdije,” ka shkruar Muharremaj.

Ai shton se ka propozuar zgjidhje për të shmangur një valë të re inflacioni, por qeveria nuk ka reaguar.

“Me këtë heshtje, kjo qeveri, tashmë në dorëheqje, i dha dritën jeshile një goditjeje të re mbi buxhetet familjare… dhe sulmoi stabilitetin ekonomik të vendit.”

Sipas tij, vendimi i pritshëm i ZRRE-së “shkel çdo parim të drejtësisë sociale dhe godet më të dobëtit”, ndërsa përgjegjësinë e sheh te vetë Kurti.