Lajme

Muharremi për VV’në: E kanë kthyer luftën me sektorin privat në sport, dëshirojnë t’i bëjnë të gjithë të varfër

04/20/2025 12:23
nga:Genita C

Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër qeverisjen aktuale, duke e akuzuar për sulme të vazhdueshme ndaj sektorit privat dhe biznesit vendës, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se qeveria, duke e trajtuar biznesin si armik, po dëmton ekonomikën, duke krijuar frikë dhe pasiguri mes investitorëve dhe bizneseve.

Muharremi u shpreh se roli i qeverisë duhet të jetë krijimi i kushteve për rritjen e bizneseve, ndihmimi në krijimin e vendeve të punës dhe rritja e prodhimit e eksportit, jo shtyrja e bizneseve drejt greminës.

Ai kritikoi gjithashtu rritjen e çmimit të energjisë dhe mungesën e masave konkrete për të luftuar inflacionin, duke e quajtur qeverinë “anti-biznes, anti-ekonomi dhe anti-racionalitet”.

Sipas tij, ky model i qeverisjes rrezikon jo vetëm ekonominë, por edhe sigurinë kombëtare.