Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi ka komentuar takimin e djeshëm mes emisarit të SHBA-së, Gabriel Escobar dhe emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, me kryeministri e Kosovës, Albin Kurti, raporton GazetaBlic.
Muharremi përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se ka dallim të madhë me atë se çfarë po ndodhë dhe atë se çfarë shohim ne.
Sipas Muharremit në takimin e djeshëm është pranuar Asociacioni dhe është diskutuar se si do të vijojë tutje kjo çështje, teksa komenton edhe deklaratën e dërguar për media ku u tha se u diskutua për largimin e bandave nga veriu.
Shkrimi i plotë:
Dallimi mes çfarë ndodhë dhe çfarë shofim ne
Dje kur janë takuar Kryeministri me Escobar dhe Lajcak kanë biseduar gjërë e gjatë pë asociacionin, lloj lloj modalitetesh e detajesh. Mirë kanë bërë, se ne duhemi me përfundu at kapitull më shpejt që me u fokusu në gjëra si ekonomia, shërbimet publike të arsimit e shëndetësisë. Nëse kemi fat, në mbrojtje dhe teknologji e ndërmarrësi. Shumë detaje janë diskutuar mbramë. Dmth jo vetëm që është pranuar asociacioni, por po flasim çfare, me cilat tesha e kpuca. Por në komunikatë për publiku shkruante, të largohen bandat nga veriu ose i ndekim me shkop. Logjikë e mirë, por një botë krejt tjetër mes asaj që është diskutuar dhe çfarë u tha për media e publik. Nuk është hera e parë, as e fundit.


