Lajme

Muharremi për LDK-në: Koha të fokusohet tek truri, jo tek lakmia dhe pasqyra

10/24/2024 13:28
nga:Shenoll Muharremi

Kur e lexova një lajm se si kjo parti konzervatore po e përfshinë emisionin Big Brother në narrativin e zgjedhjeve dhe ardhmërisë së Kosovës, nuk i besova syve. Truri po pyeste ‘cila është vlera e shtuar këtu’? Cila është arsyeja dhe kuptimi, çfarëdo qoftë? Në disa momente truti po pyeste heshturazi ‘a është çmendur LDK’.

Aha, fjala është për një akt komunikimi, jo për politika publike. Për me i fitu 2-3 vota më shumë. Me u bë makiavilist. Me i injoru parimet dhe vlerat dhe me kalu në fushën e opurtunizmit. Me e targetu audiencën e një emisioni që me dalë ndoshta pak më mirë me vota. Po çfarë nëse kjo e ka efektin e kundërt, a e ka konsideruar strategët e partisë këtë scenario?

E vërteta është që LDK ka një bazë shumë të mirë të kapaciteteve të njerëzve brenda saj. Por, sikurse ai tinejxheri, partia nuk po ngopet me atë që ka brenda, spo ja di vlerën asaj që e ka, e po del në ‘gjeti’ me kërku fatin e saj. Kësaj i thonë ‘greed’ apo lakmi. E lakia mund të të shkatërroj, e ka bërë këtë tek korporatat, shtetet e partitë politike. Po, të kthehemi, cila është një vlerë e vetme që ky kandidat i shton partisë?

Partia metëvërtetë ka brenda saj persona me eksperiencë politike por edhe me eksperiencë moderne ekonomike që munden me qenë vlerë e shtaur për Kosovën. Dmth LDK ka thujase gjithçka që i nevojitet brenda saj. Ajo duhet të fokusohet tek ofrimi i zgjidhjeve alternative për kosovarët, për bizneset dhe qytetarët e familjet të cilat po sfidohen. Duhet gjithashtu të theksoj integritetin e saj, të siguroj publikun që disa gabime nga e kaluara nuk ndodhin më.

Mbase LDK duhet të fokusohet të azhurnoj programin e saj Rruga e Re e cila tashmë është vjetruar dhe harruar. Ta komunikoj atë tek publiku dhe zgjidhjet që ofrohen nga programi e jo të na sjellë një show nga Big Brother.

Kosovës i duhen zgjidhje jo vetëm për ekonomi por edhe per diplomaci e daljen nga njëfar izolimi. Për zhbllokim të potencialit socio-ekonomik e për zgjidhje të sfidave ndëretnike të sigurisë. Cilat nga këto sfida të kosovarëve mundet me i zgjidhë kandidati që na prezentuan?
Ngapak ky ‘risk’ sot të kujton edhe rastin me kryetarin e Prishtinës. Ju kujtohet, kështu e sollën LDK, por sot nuk di nëse kjo ka sjellë përparësi apo do ndëshkohen për këtë veprim nga eloktorati në Prishtinë. Sikurse nuk mësuan shumë nga ky eksperiment, ata sot as nuk e përkrahin e mbrojnë kandidatin e saj të Prishtinës e as nuk distancohen nga ai. Ky rasti sot është një episodë e dytë e LDK, në këtë stil.

Baza e këtij problemi është lakmia e saj. Për shkak se ajo po lakmon, jo metodemos për me rregullua Kosovën, por me na sjellë figura nga Big Brother në politikë sa për të i fituar disa vora më shumë në dëm të ardhmërisë së fëmijëve tanë. Sikurse gjithçka të kishte qenë në rregull, kjo ndoshta edhe kishte kaluar. Ndoshta në një Kosovë të një ekonomie 100 miliardë edhe nuk do kishte ndikim, por ne ende mbesim vendi me ekoniminë më të vogël për kokë banori në rajon dhe mbase në Europë.

Ky veprim është manifestim i lakmisë dhe demonstrim i mosdurimit dhe mungesë së stilit dhe klasës në politikë nga një klasë e re politikanësh që presim standarde të larta. Nuk është një veprim për të mirën e publikut por për interesa opurtuniste të partisë. Fatkeqësisht, ky veprim as nuk i ndihmon kauzës së opozitës e as përparimit të partive politike.

Për fund, ne duhet të jemi të kujdesshëm, kjo nuk ka të bëjë me personin në fjalë. Ne nuk duhet të gjykojmë askënd, dhe duhet të tregojmë respekt për gjithsecilin. As nuk e njof personin e as nuk dëshiroj me e gjyku. As nuk kam parë as edhe një sekond të Big Brother, ai sigurisht i ka vlerat e tij në jetë dhe profesion. Por ai nuk është zgjedhur në këtë rast për përparësitë dhe eksperiencën në politika publike. Aty u ftua si një ‘show man’ për me arritë një efet të komunikimit.