Lajme

Muharremi pas dorëheqjes së Bajramit: Na bën krenarë, je model i integritetit dhe kompetencës

01/14/2026 19:19
nga:G B

Pas raportimit për dorëheqjen e Hykmete Bajramit nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar njohësi i çështjeve ekonomike dhe analisti, Shenoll Muharremi.

Ai ka vlerësuar lart figurën e Bajramit, duke e cilësuar atë si një shembull të rrallë në skenën politike, që udhëhiqet nga parimet dhe profesionalizmi.

“Kjo politikane asnjëherë nuk ka dështu me u bë model i mirë për të tjerët! Hykmete Bajrami, na bënë krenarë me parimet, integritetin dhe kompetencën tënde. Je model si duhet me qenë të gjithë.” – shkroi Muharremi.