A i keni përcjellë lëvizjet e opozitës? Njëra e mbledh Këshillin sot e tjetra fillon takimet me hisedarë këtë javë. Si bëjnë diçka bashkë, menjëhere e di që i ka koordinuar e shti dikush. Ato nuk koordinohen vet për sende të rëndësishme, e kam pa disa herë vet. Nuk si as a flasin mes vete? Kumedijt.. Po kur ju kërkon dikush tjetër nga jashtë, ato mobilizohen e lëvizin. Duken e bëhen një, edhepse të ndarë. Pak fake më duket, shpresoj e kam gabim.
Pse nuk po më bindin ende? Për shkak se nuk po ofrojnë një alternative dhe opcione bindëse, vetëm kur i pyet dikush lëvizin. Cili është vizioni dhe opcioni juaj për energjinë e gjelbërt? Si keni me rritë ekonominë nga 10 në 20 miliardë? Si keni me zvogëlu administratën megallomane publike? Si keni me fuqizu biznesin vendor, fermerin, rininë? Nuk na keni treguar.
Nuk i di këto përgjigje. Sa ministri ka me qenë qeveria e juaj dhe çfarë sektorë e temash? Me kënd keni me bë koalocion? Si keni me alokuar buxhetin publik pak ma ndryshe që me jap efekte tjera nga këto. Me taksa çka keni me bë? Nuk bënë vetëm me thanë “spo bënë Albini, qe ku jem na”. As me projektu e ndërtu fatin e juaj dhe të Kosovës në fatkeqësine e tjetrit nuk është me shije dhe e qëndrueshme. Na po ju ndëgjojmë, vetëm na tregoni fillimisht kush jeni dhe çka dëshironi, si do qeverisni, cilat janë qasjet, metodat dhe politikat tuaja? Çfarë të mire dhe inovacioni sjellni që nuk kemi parë dhe provuar deri më tani. Po presim