Lajme

Muharremi: Nuk ka mandat për qeveri pa u konstituu Kuvendi sipas rregullave

09/02/2025 18:55
nga:Genita C

Analisti Shenoll Muharremi ka theksuar se nuk mund të formohet qeveri pa u konstituuar Kuvendi sipas rregullave dhe Kushtetutës, raporton GazetaBlic.

Ai ka komentuar lajmet që sugjeronin se Presidentja Vjosa Osmani mund të japë mandat për formimin e qeverisë LVV-së, duke theksuar se kjo është e pamundur para përfundimit të procedurave ligjore.

Sipas Muharremit, presidentja nuk mund të shkelë Kushtetutën dhe të ofrojë mandatin pa përmbushur kërkesat ligjore për konstituimin e Kuvendit.