Analisti Shenoll Muharremi thotë se administrata e re e Donald Trump po ndryshon dramatikisht rrjedhën e politikës së jashtme amerikane, raporton GazetaBlic.
Ai thotë se ajo po vendosë interesin e saj të drejtëpërdrejtë dhe menjëhershëm karshi aleancave historike.
Muharremi thotë se nëse qeveria e Kosovës nuk bashkëpunon, Trump nuk do të nguron ta kritikojë drejtëpërdrejtë Kryeministrin e Kosovës si “jo bashkëpunues”, duke përdorur një qasje të ngjashme me atë ndaj Ukrainës.
Gjithashtu ai thotë se Kosova mund të gjej vetën në një situatë të vështirë.
Postimi i plotë:
Kosova në Epokën e Trumpit
Një simulim skenar i mundshëm për Kosovën duke aplikuar qasjen, taktikat dhe sjelljet aktuale të Administratës Trump me Ukrainën:
Administrata e re e Donald Trump po ndryshon dramatikisht rrjedhën e politikës së jashtme amerikane. Ajo po vendosë interesin e saj të drejtëpërdrejtë dhe menjëhershëm karshi aleancave historike.
Në Ukrainë kemi parë se si SHBA po bisedon direkt me Rusinë duke mos e përfshirë Ukrainën e as Europën. Trump po kërkon 50% të mineraleve të ralla të Ukrainës si kompenzim për përkrahjen e SHBA-së.
Presidenti i SHBA-së Trump, në këtë kontekst, ka etiketuar Presidentin Zelensky si “diktator”, e ky i fundit e ka akuzuar Trump se është në ndikim të dezinformatës ruse. SHBA po rishikon edhe politikat ndaj aleatëve në Europë.
Këtë jave Administrata e Re në SHBA ka kërkuar nga Pentagoni planin për uljen e buxhetit të mbrojtjes me 8% çdo vit dhe kjo mund të nënkuptoj që buxheti i mbrojtjes të ulet nga $850 miliardë aktualisht në rreth $560 deri në vitin 2030. Kjo do të ketë ndikim në Komandën Europiane të Ushtrisë Amerikane. Rrjedhimisht, SHBA mund të zvogëlojë praninë e saj ushtarake në Evropë, duke vënë në pikëpyetje edhe të ardhmen e kampit Bondsteel në Kosovë.
Ky ndryshim i politikës amerikane ka pasoja të drejtpërdrejta për Kosovën, e cila për dekada ka llogaritur tek Amerika si partneri kryesor strategjik. Por SHBA tashmë po ndryshon drejtimin e diplomacisë së saj dhe po vendosë interesin imediat përpara intereset afatëgjate apo aleacave të vjetra.
Çfarë mund të ndodhë nëse merret për bazë pozicionet, qasja dhe sjella me Ukrainën?
Faza e Parë: Si presion i shkurtimeve buxhetore të Pentagonit, gjatë vitit 2025 SHBA mund të rishiqoj perzencë e trupave amerikane në Europë. Në këtë kontekst, edhe idetë për koston e angazhimit në Kosovë do të mund të përfshihen. Si rezultat, Administrata e Re Trump do të mund të shiqoj nëse Kosova ka ndonjë mënyrë për të ‘shpaguar’ apo ‘kompenzuar’ angazhimin dhe shpenzimet e SHBA-së në Kosovë. Nëse linjiti është i vetmi resurs me rezerva të mëdha, atëherë kjo do të mund të mos jetë në linjë me besimet e disa anëtarëve me ndikim në Shtëpinë e Bardhë. Rrjedhimisht, SHBA mund të mos identifikoj ndonjë resurs strategjik që mund të kompenzoj angazhimin e saj.
Në të njejtën kohë, emisari i operacionelve speciale Richard Grenell mund të risë angazhimin e tij në Ballkan. Ai mund të paralajmëroj se ‘mbështetja amerikane për Kosovën mvaret nga gatishmëria e Prishtinës për bashkëpunim me interesat e Shtëpisë së Bardhë dhe për kompromis’. Për të gjetur stabilitetin në Ballkan që mundëson uljen e prezencës ushtarake, negociatat Kosovë-Serbi do të intensifikohen. SHBA me përkrahjen e Europës mund të kërkoj autonomi më të lartë për komunitetin serb të Kosovë.
Nëse qeveria e Kosovës nuk bashkëpunon, Trump nuk do të nguron ta kritikojë drejtëpërdrejtë Kryeministrin e Kosovës si “jo bashkëpunues”, duke përdorur një qasje të ngjashme me atë ndaj Ukrainës. Në të njejtën kohë, Uashington, për të justifikuar ndihmën dhe angazhimin rreth Kosovës, do të kërkoj lehtësira për investitorët amerikan dhe kushte prefereciale në ekonominë dhe resurset e Kosovës për të kompenzuar ndihmën.
Faza e Dytë: Derisa Pentagoni vazhdon me shkurtime e kërkuara, diskutimet dhe debati për shkurtimet e pranisë ushtarake amerikane në Europë mund të intensifikohen. Në këtë aspekt, mvarësisht nga bashkëpunimin apo jo i qeverisë së Kosovës me interesat e ditës amerikane, edhe Kampi Bondsteel do të mund të bëhet pjesë e listës së bazave amerikane ushtarake që mund të reduktohen apo mbyllen. Kjo do të mund të krijoj pasiguri dhe panik tek instituconet e Kosovës dhe do të mund të inkurajoj Serbinë e cila mund të rritë stacionimin e trupave të saj përgjatë kufitit me Kosovën dhe të provokoj me sulme sikur në Kanalin e Ibrit apo sulmin në Banjskë. Pasiguria startegjike e Kosovës mund të vihet në pah.
Situata mund të eskaloj ku Presidenti Trump mund të përfshijë negociatat rreth Kosovës në bisedimet strategjike globale me Rusinë. Në të njejtën kohë, Serbia intensifikon lobimin e saj në SHBA me theks tek kampet e Republikanëve. Serbia mund të angazhohet të paraqet Kosovën si ‘vend problematik’ dhe ‘jobashkëpunues’ duke tentuar të argumentoj për një zgjidhje me një autonomi të zgjeruar për serbët e Kosovës apo edhe eventualisht duke propozuar ndarjen e veriut si zgjidhje të qëndrueshme.
Faza e Tretë: Kosova mund të gjej vetën në një situatë të vështirë. Mbështetja amerikane, që e ka njohur për tri dekada, nuk është më e garantuar. SHBA mund të ulë angazhimin diplomatik dhe ushtarak në Kosovë dhe disa vende të BE-së mund të rrisin.
Situata politike brenda vendit mund të polarizohet kur SHBA do të mund të kërkoj ‘kompromis’ nga qeveria e Kosovës në kthim për garantimin e sovranitetit dhe sigurisë së Kosovës. Partitë opozitare në Kosovë mund të eskalojnë duke argumentuar se qeveria e Kosovës do të bëjë kompromise që shkelin sovranitetin e vendit dhe janë në kundërshtim me përpjekjet afatgjata dhe luftën për liri dhe pavarësi të Kosovës.
Në të njejtën kohë, qytetarët dhe ekonomia mund të përjtoj një pasiguri derisa marrëdheniët me botën po përshkallëzohen dhe tensionet me Serbinë po rriten.
Qeveria e Kosovës kthen sytë dhe fokusin tek Berlini, Londra dhe Parisi por Europa si zakonisht nuk është në gjendje të mbuloj një boshllëk të lën nga SHBA.
Faza e Katër: Përderisa administrata Trump vazhdon uljen e angazhimit në Evropë, Kosova fillon të bëhet më e varur nga struktura të tjera të sigurisë si BE dhe NATO. Por pa SHBA-në si faktor kyç, efektiviteti i këtyre institucioneve mbetet i pasigurt. Serbia përfiton nga kjo dhe rrit presionin diplomatik dhe ushtarak.
Nën presionin e madh ndërkombëtar Kosova pranon të zbatojë një model të zgjeruar të autonomisë për komunat serbe. Ky vendim sjell kundërshtime të brendshme dhe protesta, por shihet si i pashmangshëm nga faktori ndërkombëtar. Në rast se kjo nuk arrihet, atëherë propozohet ndarja e veriut të Kosovës e kamufluar sikur ‘shkëmbim territoresh’ ku Kosovës i propozohet të jep më shumë e të merr disa pjesë modeste në anën e Serbisë.
Përfundim:
Sipas modelit të Ukrainës, Administrata e Re e Trump-it dhe Washingtoni zyrtar mund tëmos e sheh më Kosovën si prioritet strategjik. Ata mund të kërkojnë të justifikojnë mbështetjen amerikane për Kosovën. Politika e re e Washingtonit mund të vendosë Kosovën përballë zgjedhjeve të vështira: të pranojë një kompromis me Serbinë ose të mbetet në pasiguri gjeopolitike.
A ka Kosova alternativë? Historikisht Europa nuk ka arritur të garantoj sigurinë dhe stabilitetin për Kosovën. Nëse Kosova dhe Ballkani avancojnë me hapa të shpejt drejt Anëtarësimit në BE dhe NATO (si grup apo bllok!) Kosova dhe rajoni ka mundësi të adaptohet në një epokë pa angazhimin e shtuar të SHBA-së. Por nëse kjo nuk ndodhë, Europa nuk është treguar historikisht e zonja të mbushë boshllëqet që largimi apo modifikimi dramatik i angahzimit amerikan do të lej në Kosovë.
Jemi në një botë që po ndryshon dhe duket që më mbështetja e SHBA-së nuk vjen falas. Politikat e mbrotjes dhe diplomacia duhet të adaptohet sa më shpejt që është e mundur me realitetin e ri që po krijohet. Situata e re e krijuar do ta nxjer Kosovën nga zona e komforedit dhe siguria që kishte për 25 vite. Por kjo edhe mund ta rris si shtet dhe të mundësoj të zgjidhen disa sfida afatgjate, edhe pse me shumë vëshirësi dhe me kompromise jo të këndshme.


