Lajme

Muharremi: Marrëveshja Kurti-Limaj, e vështirë dhe me kosto politike për LVV

07/22/2025 11:40
nga:Genita C

Analisti Shënoll Muharremi ka shprehur dyshime mbi mundësinë e një marrëveshjeje të suksesshme mes Kurtit dhe Limajt, raporton GazetaBlic.

Ai thekson se interesat e dy grupeve janë të kundërta, duke i përmendur kritikën e fortë që LVV ka bërë ndaj Limajt për vite me radhë, dhe vështirësitë që do të përballet Kurti në shpjegimin e një marrëveshjeje të tillë për elektoratin e tij.

Muharremi thekson se Limaj kërkon pozitën e Kryetarit të Kuvendit, me synim të bëhet President në Detyrë, ndërsa Kurti ka planifikuar që Nisma të mbetet e dobët, me disa figura të reja të panjohura.

Në fund, ai përfundon se marrëveshja është më shumë e mundur të mos realizohet, dhe nëse realizohet, kostoja politike për LVV mund të jetë e madhe.