Analisti Shenoll Muharremi vlerëson se Kosova ka kaluar vite stagnimi nën qeverisjen e LVV-së, duke përmendur dështime në ekonomi, energji, arsim, shëndetësi dhe politikë të jashtme, raporton GazetaBlic.
Sipas tij, rritja e çmimeve, emigrimi i të rinjve, mungesa e investimeve strategjike dhe bllokadat institucionale kanë zbehur shpresën e qytetarëve për një të ardhme më të mirë.
Megjithatë, ai thekson se LVV vazhdon të mbetet forca dominuese politike, kryesisht për shkak të mungesës së alternativave bindëse nga opozita.
Muharremi kërkon reforma të thella në partitë opozitare, duke paralajmëruar se nëse ato nuk ndryshojnë, skena politike mund të sfidohet nga aktorë të rinj që do të synojnë të sjellin ndryshimin e nevojshëm për vendin.


